back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeEskalon situata te kisha në kampusin e UP-së, Policia arreston studentë protestues...

Eskalon situata te kisha në kampusin e UP-së, Policia arreston studentë protestues (Foto)

Të ngjajshme

Gjendet pa shenja jete një 46 vjeçar në Obiliq

Një 46 vjeçar është gjetur pa shenja jete në...

Erion Veliaj kërkesë GJKKO për të shpallur të pavlefshme hetimet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar...

Policia ka arrestuar disa studentë brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, të cilët po synonin vënien e një panoje afër kishës ortodokse serbe, e ndërtuar pa leje gjatë viteve të ’90-a.

Lëvizja “Studim, Kritikë, Veprim” përmes një njoftimit kishte treguar se së bashku me organizata tjera të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës do të kenë një aksion simbolik aty.

Paraprakisht lideri i organizatës studentore “Studim, Kritikë dhe Veprim”, Flamur Pireva ka mbajtur një fjalim ku ka theksuar se nuk do të lejohet kthimi i hijes së regjimit të Sllobodan Millosheviqit përmes asaj kishe.

“Ne i bëjmë thirrje rektorit dhe organieve të UP-së që menjëherë të reagojnë ndaj tendencave për ringjalljen e këtij objekti të ndërtuar gjatë kohës së sundimit fashist të Serbisë”.

“Ne nuk do të lejojmë që përmes kishës ortodokse serbe të na kthehet hija e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë”, tha ai.

Policia e Kosovës ka rrethuar ambientin duke mos i lejuar studentët që t’i afrohen kishës që njihet si Kisha e Krishtit Shpëtimtar.

arrest
arrest2
arrest3
arrrest4

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz