back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportNë prag të derbit drenicas, KF Feronikeli vjen me një superlajm

Në prag të derbit drenicas, KF Feronikeli vjen me një superlajm

Të ngjajshme

KF Feronikeli ka njoftuar se i ka vazhduar kontratën trajnerit aktual deri më 2018.

Afrim Tovërlani i cili e shpalli Niklin kampion është shpërblyer nga drejtuesit e klubit me kontratë të re e cila përfundon në verën e vitit 2018.

Ky është postimi i plotë i KF Feronikelit:

ZYRTARE : Tovërlani rinovon kontratën deri në qershor të vitit 2018!

Kanë përfunduar me sukses bisedimet disa javore në mes Bordit të Feronikelit dhe kryetrajnerit Afrim Tovërlanit, për vazhdimin e kontratës e cila e mbanë “Tokin” në krye të shtabit teknik deri në veren e viti 2018-të.

Presidenti i klubit z.Ekrem Elshani, gjithashtu ishte sot prezent në seancën stërvitore ku lojtarëve ua kumtoj lajmin për vazhdimin e kontratës me krytrajnerin e tanishëm Afrim Tovërlanin.

Neve pas disa javë bisedimesh sot edhe zyrtarisht kemi arritur marrveshje me kryetrajnerin për vazhdimin e kontratës e cila e mbanë atë deri në veren e vitit 2018-të.

Jemi të kënaqur me punën e kryetrajnerit dhe bashkpuntorve të tij, ne si klub kemi plane afatgjate dhe duam që projektet tona ti shtyjmë përpara. Ky është hapi i parë duke vazhduar me kryetrajnerin, e shumë shpejt do vazhdojmë kontrata tjera afatgjata me lojtarët.

Po ashtu Presidenti z.Elshani u shpreh i kënaqur me rrjedhen e deritashme të kampionatit duke u shpreh i bindur së objektivat e klbut mund ti arrimë bashkarisht, dhe dha garanci së kryesia e klubit do t`ju qëndroj afër në çdo kohë, pamarr parasyshë edhe nese skuadra kalon në momente me rezultate jo të pritura.

Bashkpuntoret e “Tokit” dhe lojtarët e uruan për vazhdimin e kontratës.

Tovërlani më këtë rast u shpreh shumë i lumtur që të gjithë në klub e kanë besimin e tij dhe premtoj së do të vazhdoj punën për ti realizuar objektivat e klubit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz