Diego Simeone mund të jetë pasardhës i Arsene Wenger në postin e menaxherit të Arsenalit.
Mediat britanike raportojnë se trajneri argjentinas do të largohet nga Atletico Madrid për të marrë drejtimin e “Gunners”, përcjell “Lajmi.net”.
Simeone ka pasur oferta edhe nga Inter dhe PSG-ja gjatë verës, por për momentin ai nuk ka vendosur që të largohet.
Kurse, Wenger ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Arsenal.
Dhe, në rast të largimit të tij Simeone do të marrë postin tek skuadra londineze.