back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeVazhdon mandati i drejtorit të Policisë së Kosovës edhe për pesë vjet

Vazhdon mandati i drejtorit të Policisë së Kosovës edhe për pesë vjet

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që t’i vazhdohet mandati drejtorit aktual të Policisë, Shpend Maxhuni.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i ka rekomanduar kryeministrit Isa Mustafa emërimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, njofton Klan Kosova.

“Bazuar në performancën nga Shpend Ahmeti me qëllim që të vazhdohet puna me një kontinuitet të tillë dhe të forcohet ky institucion, propozojë që drejtorit të përgjithshëm të policisë Shpend Maxhunit t1i vazhdohet mandati në pajtim me legjislacionin”, ka thënë numri një i MPB-së, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Nga ana e tij, kryeministri Isa Mustafa ka bërë me dije se pas vlerësimit të punës së policisë në  periudhën e kësaj qeverie por edhe punën e  mëhershme janë pajtuar që drejtori aktual Shpend Maxhuni, të emërohet edhe për një mandat në krye të policisë, njofton Klan Kosova.

Mandati i tij i skadon brenda këtij vitit, ndërkaq është propozuar që ai të jetë në krye të këtij institucioni të sigurisë edhe 5 vjet të tjera.

Të Fundit

Sport

ShowBiz