back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNë të gjitha shkollat e Skenderajt ka filluar viti i ri shkollor

Në të gjitha shkollat e Skenderajt ka filluar viti i ri shkollor

Të ngjajshme

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Emilja Rexhepi: Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin e Kuvendit

Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka deklaruar...

Gol në “Diego Armando Maradona”, Chelsea në eprësi ndaj Napolit

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Napolit në...

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

Procesi edukativo-arsimor sot ka filluar në të gjitha shkollat e Skenderajt pa asnjë vonesë dhe me përgatitjet e nevojshme.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor Nënkryeatari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka vizituar në orët e paradiës disa prej shkollave të Skenderajt. Ai më këtë rast ka parë nga afër përgatitjet për procesin edukativo-arsimor si dhe ka takuar mësimdhënësit dhe nxënësit e disa shkollave.

Nura i ka uruar për fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit duke shprehur përkushtimin e institucioneve lokale për përkrahje dhe avancim të sitemit arsimor në ngritjen e kapacitetev infrastrukturore e teknologjike dhe  cilësisë në arsim.

Në takim me mësimdhënësit z. Nura i ka siguruar ata se Komuna e Skenderajt çdo ditë po angazhohet në krijimin e kushteve për ngritje të cilësisë së mësimdhënies dhe në krijimin e kushteve për punë cilësore dhe profesionele në sicilën dshkollë në territorin e komunës. Ai përzemërsisht i ka falenderuar për kontributin e tyre mëshimdhënësit me përvojë në arsim, ndërsa ka uruar për angazhimin e tyre edhe mësimdhënësit e rinj.

Ndryshe mësimi në Skenderaj ka filluar sot në 23 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, në 3 shkolla të mesme të larta dhe në 1 institucion prashkollor. Në vitin shkollor 2016-2017 në Skenderaj mësimin do ta ndjekin rreth 13 mijë nxënës në të katër nivelet të shkollimit. Këtë vit 730 voglushë për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës, ndërkohë që në klasën e dhjetë, në tri shkollat e mesme të larta janë regjistruar 1089 nxënës.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz