back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaSportGjermania i nis frikshëm kualifikueset e botërorit (FOTO)

Gjermania i nis frikshëm kualifikueset e botërorit (FOTO)

Të ngjajshme

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

Kombëtarja gjermane ka fituara në udhëtim te Norvegjia me rezultat 3:0.

Gjermania e ka nisur si është më së miri kampanjën e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.

Kjo pasi, kanë mposhtur Norvegjinë në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultat të thellë 3:0.

Djelmoshat e trajnerit Joachim Low e nisën furishëm takimin duke treguar me fillim që kanë ardhur për fitore.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i parë i tyre, që shënuan me anë të sulmuesit të Bayern Munichut, Thomas Muller, i cili shënoi në minutën e 16-të.

germany

‘Panzerët’ deri në fund të pjesës së parë arritën të shënojnë edhe njëherë në minutën e 45-të me anë të Joshua Kimmich, i cili mori një asistim të mirë nga Muller dhe kështu përfundoi pjesa e parë.

Fillimi i pjesës së dytë ishte paksa më agresiv pasi për 15-të minutë, u dhanë tre kartonë të verdhë, një për Gjermaninë dhe dy për Norvegjinë.

Megjithatë, Gjermania bënte lojën e tij dhe shënoi edhe golin e tretë, me anë të Thomas Mullerit, i cili shënoi golin e dytë personal.

germany2

Goli erdhi në minutën e 60-të pas një asistimi të mesfushorit të Juventusit, Sami Khedira.

Deri në fund të ndeshjes kishte edhe disa gjysmë-raste, por jo edhe gola dhe në fund u gëzuan gjermanët që fituan me rezultat 3:0, duke u bërë lider të Grupit C.

Të Fundit

Sport

ShowBiz