back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaSport"The Guardian": Këta dy futbollistë shqiptar duhet ndjekur (foto)

“The Guardian”: Këta dy futbollistë shqiptar duhet ndjekur (foto)

Të ngjajshme

Vala e fundit e të nxehtit shkakton mbi 1 mijë vdekje në Spanjë

Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti...

Një person gjendet i vdekur në një restorant në Malishevë- Policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jetë në një...

Momenti kur policia prangos dy motoristë të nënkalimi në Ferizaj

Dy të rinj janë arrestuar sontë në Ferizaj. Në një...

Gjendet pa shenja jete një person në një restorant në Malishevë

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth...

E përditshmja prestigjoze angleze, “The Guardian”, ka bërë një artikull mbi 10 yjet e rinj të futbollit që duhen mbajtur nën vëzhgim gjatë kualifikueseve “Rusi 2018”.

Sipas PanoramaSport, në këtë listë, anglezët kanë përfshirë edhe mbrojtësin e djathtë të Shqipërisë dhe Napolit, Elseid Hysajn, si dhe sulmuesin e Kosovës dhe Mançester Sitit, i huazuar te Tuente, Bersant Celinën.

8 futbollistët e tjerë përkrah të cilëve janë rreshtuar Hysaj dhe Celina janë: Marko Ansenio (Spanjë), Ousmane Dembele (Francë), Emre Mor (Turqi), Bartoz Kaputska (Poloni), Xhanluixhi Donaruma (Itali), Ondrej Duda (Sllovaki), Alesandro Shof (Austri), Bril Embolo (Zvicër).

Shkrimi i “The Guardian” për Elseid Hysajn

Mbrojtësi 22-vjeçar i Napolit, i cili, njësoj si shumë shokë të tij të kombëtares, u rrit jashtë Shqipërisë, është një figurë kyçe e ekipit që ra në sy gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Europian, në të cilin siguroi dhe fitoren e parë në finalet e një turneu, atë ndaj Rumanisë në ndeshejn e fundit në grup.

Shkrimi i “The Guardian” për Elseid Hysajn

Ai është një mbrojtës i djathtë natyral, por i aftë të përshtatet edhe majtas, dhe ka një ritëm loje të lartë duke dalë shpesh në ndihmë të sulmit. Klubi i tij po bën çmos ta mbajë në skuadër, por “grabitqarët” e gatshëm për ta rrëmbyer po qarkullojnë.

Tani që Shqipëria e ka bërë debutimin e saj në finalet e një kompeticioni madhor, kualifikueset që fillojnë të hënën në shtëpi ndaj Maqedonisë, do të jenë një përgjegjësi për Hysajn që të vërtetohet se arritja e EURO 2016 nuk ishte diçka e rastësishme.

Shkrimi i “Thë Guardian” për Bersant Celinën

Vëmendja do të jetë e gjitha mbi ndeshjen e parë të Kosovës të hënën kundër Finlandës dhe me interes do të shikohet sesi talenti i Mançester Sitit, i huazuar te Tuente, do të përballet me situatën, pasi zgjodhi të ndryshojë kombëtaren e Norvegjisë, shtetit ku u rrit.

Shkrimi i “The Guardian” për Bersant Celinën

Kosova nuk pritet të prodhojë rezultate menjëherë, sidomos kur shumë prej lojtarëve janë të pasigurt nëse do të lejohen të luajnë, por Celina është i gatshëm për t’u aktivizuar dhe ka potencuialin për të qënë një yll.

Ai vlerësohet shumë te Siti, ku është fokusuar për të mësuar nga David Silva, dhe nëse me mundësitë që do të ketë në dispozicion,  do të tregojë vlerat e tij në Hollandë këtë sezon, sulmuesi ia vlen të ndiqet gjatë fushatës kualifikuese të vendit të tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz