back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeProtestë në Prishtinë kundër Vuk Jeremiqit për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së

Protestë në Prishtinë kundër Vuk Jeremiqit për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së

Të ngjajshme

Toyota prezanton automjetin e parë elektrik

Duket se është shkruar një kapitull i ri në...

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, intervenojnë zjarrfikësit

Një veturë u përfshi nga zjarri pasditën e sotme. Incidenti...

Shqiptarja që u përball me vrasësin në Manhatan: Ma drejtoi armën

CNN ka shkruar një artikull që për protagoniste ka shqiptaren,...

Vdes vëllai i legjendës së boksit, Muhammad Ali

Rahaman Ali, vëllai më i vogël i legjendës së...

Vendos Barcelona – Araujo qendron

Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë Ronald Araujon. Të...

Kështu kanë njoftuar organizatoret e protestës së 3 shtatorit, kundër kandidimit të Vuk Jeremic-it për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, Jeta Berisha dhe Fatbardhë Kiqina.

Përmes një njoftimi për media Berisha e Kiqina thonë se janë kryer përgatitjet finale për organizimin e kësaj proteste, që do të mbahet sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, nga ora 12:00.

Ato thanë se protesta është gjithëpërfshirëse dhe se pritet pjesëmarrje masive e popullit, kjo sepse, sipas tyre, ata e kanë mundësinë më të mirë që, edhe një herë pas shumë vitesh, t’i bashkojnë forcat kundër njeriut që e mohon pavarësinë dhe ekzistimin e shtetit tonë.

Protesta kundër Vuk Jeremic-it, pritet të jetë protesta e parë që do t’i mbledh të gjitha subjektet politike, OJQ-të dhe aktivistët e shoqërisë civile për një kauzë të përbashkët.

Organizatoret e protestës, kanë njoftuar se protesta do të jetë tërësisht paqësore dhe nuk ka për qëllim nxitjen e urrejtjes ndaj popullit serb, por do të jetë reagim i popullit të Kosovës ndaj kandidimit të antishqiptarit më të madh serb për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, pasi që sipas tyre, kandidimi i tij është fyerje për të vdekurit dhe të mbijetuarit e luftërave të zhvilluara në Kosovë, Kroaci e Bosnje, nga po i njëjti okupator.

“Qëllimi ynë nuk është që t’i rihapim plagët shpirtërore që i ka lënë lufta dhe okupatori serb tek ne, por që t’ia dëshmojmë Jeremic-it dhe OKB-së që, durimit të popullit tonë i ka ardhur fundi”, treguan ato duke shtuar se, “është e patolerueshme për ne që, një njeri i cili e ka shpallur haptazi urrejtjen ndaj një populli tjetër, të kandidohet në postin e njeriut që supozohet ta ruaj paqen në botë”, janë shprehur organizatoret.

- Advertisement -

Të Fundit