BallinaTeknologjiShefi i Apple kritikon vendimin e Komisionit Europian

Shefi i Apple kritikon vendimin e Komisionit Europian

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Gjoba 13 miliard euroshe e Komisionit Europian ndaj Apple është një “farsë politike”, u shpreh shefi ekzekutiv Tim Cook gjatë një interviste ditën e sotme për gazetën Irlandeze Irish Independent.

Ditën e Marte shefja e konkurrencës pranë Bashkimit Europian, Margaret Vestager, shtroi pyetjen sesi mund të ishte e drejtë një taksë prej 0,005% që Apple i ka paguar Shtetit Irlandez në 2014-tën.

“Ata morën një shifër dhe nuk e di se nga e nxorën,” u shpreh Cook për Irish Independent. Ai bëri të ditur se do të luftojë vendimin së bashku me qeverinë Irlandeze duke thënë se nuk ka “asnjë bazë ligjore”. Gjoba e Komisionit Europian është e larta vendosur ndonjëherë nga ky institucion ndaj një kompanie në një hetim anti monopol.

Apple është kompania e vetme Amerikane e cila ka një fitim prej 181 miliard dollarësh. Tim Cook shprehu besim se apelimi i vendimit do të rezultojë i suksesshëm dhe se kompania e tij do të vijojë të shtojë aktivitetin në Irlandë pavarësisht ngjarjeve të fundit. (PCWorld Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz