Protestuesit kanë filluar të mblidhen para objektit të Kuvendit të Kosovës. Ndonëse ende në numër të vogël, ata kanë filluar marshimin e tyre drejt Kuvendit për të shprehur pakënaqësitë e tyre për demarkacionin me Malin e Zi.
Bëhet e diture se protestues të ndryshëm kanë arrit në Prishtinë nga qytete të ndryshme të Kosovës. Ajo që bie në sy është shtimi i numrit të Policisë së Kosovës nëpër rrugët e kryeqytetit. /Drenica Press/