back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeSë shpejti në Skenderaj do të hapën mbi 70 vende të reja...

Së shpejti në Skenderaj do të hapën mbi 70 vende të reja të punës (FOTO)

Të ngjajshme

Shtëpia e Bardhë hap llogari zyrtare në Tik-Tok, videot e para me Trumpin

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare...

Ishte i dënuar me 8 muaj burgim, arrestohet 24 vjeçari në Kaçanik

Mbrëmë në Bob të Kaçanikut është arrestuar një 24...

Haxhiu: Nuk ka qenë problem emri im, por problemi është me Vetëvendosjen

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pas dështimit të zgjedhjes...

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Policia ka njoftuar se më datë 19.08.2025, rreth orës...

Zelensky dhe Putin mund të takohen deri në fund të muajit – përfliten pesë vende

Një takim midis Volodymyr Zelenskyt dhe Vladimir Putinit mund...

Për herë të tretë Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka pritur investitorët gjermanë të interesuar për investime në fushën e përpunimit të mishit të shpezëve. Si rezualtat i takimeve dhe konsultave të shumëanshme sot është konkretizuar puna e regjistrimit të biznesit si shoqëri aksionare që merret me përpunimin e mishit të shpezëve, investim ky që fillimisht do të krijoj mbi 70 vende të reja të punës.

Kompania “Weng Fat Poultry” e regjistruar tashmë në Skenderaj do të nis shumë shpejt investimet në ndërtimin e objektev për përpunimin e mishit të shpezëve që do të importohet në vendet e BE-së, kurse në te ardhmen e njeta do të rrisë fushëveprimtarinë edhe në kultivimin e patave

Edhe një herë Nënkryetari Nura ka shprehur gatishmërinë për punë të palodhshme të institucioneve lokale në shërbim të ofrimit të kushteve për investitorët nga Gjermania. Ai e theksoi si shumë të rendësishme dhe jetike krijimin e vendeve të reja të punës nga investimet në prodhimtari dhe siguroi për kushte të vavorshme për investime që ofron Skenderaj.

Përfaqsuesi i investitorëve z. Mu Phung, në emër të aksionarëve ka shprehur më këtë rast falenderimin për mundësitë e ofruara nga Komuna e Skenderajt në lehtësimin e proceduarave për regjistrim të biznesit dhe për ofrim të kushteve për investime në Kosovë. Ai më këtë rast premntoi se ky është vetëm hapi i parë i investimeve pasi si aksionarë janë të interesuar në zgjerimin e veprimtarisë në fushën e kultivimit të patave.
Komuna e Skendeerajt po vazhdon me përkushtim të jashtëzakonshëm përpjekjet për thithje të investimeve nga jashtë, sidomos në fushën e prodhimit, pasi investimet e tilla ulin nivelin e papunësisë dhe ndikojnë direct në zhvillimet e përgjithshme ekonomike. Sfidë për investimet nga jashtë për institucionet lokale mbetet mungesa e hapërsirës ligjore që mundëson procedura më të thjeshtësuar për investitorët e huaj.

 

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz