back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeNë Gjermani ndalohet autobusi nga Kosova, shoferët që katër ditë pa pauzë

Në Gjermani ndalohet autobusi nga Kosova, shoferët që katër ditë pa pauzë

Të ngjajshme

Deputeti Artan Behrami i komenton CNN-it për Jack Smith

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami,...

BBC shkruan për pajisjen e Dua Lipës me shtetësinë e Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është pajisur me...

Si do të mbajë moti sot në Kosovë- detaje

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me...

Katër ditë e net pa u ndalur kanë vozitur me autobusin e tyre dy shoferë kosovarë në relacionin Kosovë-Gjermani, derisa i kanë ndaluar autoritetet gjermane afër Karlsruhe-s pasditen e së mërkurës.

Autobusi sapo kishte mbërritur në stacionin e Karlsruhe-s dhe do të nisej menjëherë për në Kosovë me hipjen e udhëtarëve, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë gjermane, shkruan albinfo.ch.

Pas një kontrollimi të bërë, policia ka konstatuar duke parë dokumentet se dy shoferët po udhëtonin prej katër ditësh pa asnjë pauzë.

Për më tepër, ata e kishin ndërmend të vazhdonin me këtë ritëm rrugën edhe më tej për në Kosovë.

Natyrisht, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që policia ka ndaluar dy shoferët, 53 dhe 56 vjeçar.

Për shkakun se ndërmarrja e autobusëve në fjalë kishte rënë në sy edhe më parë me parregullsi të tilla, pronari i saj duhet të paguajë  një gjobë prej 4000 eurosh. Madje, ka mundësi që Zyra Federale për Trafik t`ua japë edhe një dënim tjetër me të holla. /albinfo.ch/

- Advertisement -

Të Fundit