back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeÇaushi: Nuk do të lejojmë që falja e territorit të mbajë në...

Çaushi: Nuk do të lejojmë që falja e territorit të mbajë në pushtet këtë koalicion kriminelësh

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për sot, i vranët dhe mjegull

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me...

Gjendet pa shenja jete 29 vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ishte me grip ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e djeshme...

Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik në Vatikan

Sot, në orën 10:00, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka theksuar se klani Pronto-Mustafa nuk kalon as edhe një ditë të vetme pa ushtruar presion ndaj deputetëve për të votuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Çaushi përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se e tërë kjo tregon qartë për panikun e tyre nga humbja e pushtetit me dështimin e këtij votimi.

Postimi i plotë:

Nuk kalon as edhe një ditë e vetme që kapot e klanit PRONTO-Mustafa të mos ushtrojnë presion ndaj deputetëve për të votuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Ngjashëm vepron edhe komisioni i tyre për shënjimin e vijës kufitare, duke fabrikuar “dëshmi” në mbështetje të kësaj marrëveshjeje.
E tërë kjo tregon qartë për panikun e tyre nga humbja e pushtetit me dështimin e këtij votimi.
Megjithatë, a guxojmë që fatin e territorit të Republikës të ia besojmë votës së disa deputetëve që shantazhohen e shiten?
Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jenë ata që me 1 Shtator duhet t’i dalin në mbrojtje interesave të tyre.
Nuk mundemi dhe nuk do të lejojmë që falja e territorit të Kosovës të jetë pazari i ri për të mbajtur në pushtet këtë koalicion kriminelësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz