back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaRegjionaleKryetari Mulaku priti kuvajtjanët që po investojnë në ndërtimin e objekteve shëndetësore...

Kryetari Mulaku priti kuvajtjanët që po investojnë në ndërtimin e objekteve shëndetësore në Vushtrri

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, sot ka pritur përfaqësues organizatës humanitare Komiteti për ndihmë humanitare për Evropë dhe Amerikë nga Kuvajti në krye me Saad Azafiri, përgjegjës për çështje sociale, Gunejm El Shiri, përgjegjës për financa dhe Islam Cakaj përgjegjës i organizatës PHF në Kosovë.

Përfaqësuesit e organizatës kuvajtjane, kryetari Mulaku i ka njoftuar me angazhimin e institucioneve komunale, e në veçanti ai i ka falënderuar edhe për ndihmën që populli dhe shteti kuvajtjan po jep për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë si në ndërtimin e Qendrës së mjekësisë familjare e cila është në përfundim, pastaj Qendrën e qëndrimit ditor për fëmijët me nevoja të veçanta e cila do të filloj së shpejti, si dhe për ndihmën që po japin për fëmijët jetim të Vushtrrisë.

Përfaqësuesit e kësaj organizate thanë se të gjitha ndihmat e kësaj organizate janë ndihma të popullit kuvajtjan të cilat më pas shpërndahen përmes shtetit, derisa ndihmat për Kosovë koordinohen përmes ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri.

Kryetari Mulaku po ashtu përfaqësuesve kuvajtjan i ka prezantuar financimin e projekteve si objektin e Kopshtit të fëmijëve, si dhe ndërtimin e banesave për familjen e dëshmorëve për të cilat Komuna e Vushtrrisë veç ka ndarë truallin.

I shoqëruar nga drejtori i shëndetësisë Abdullah Klinaku, dhe Shemsi Rrahimi kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, kuvajtjanët kanë vizituar projektin e investimit të tyre në objektin e Qendrës së mjeksisë familjare në qytetin e Vushtrrisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz