back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajme​Grabovci ende s’ka vendosur si do të votojë për demarkacionin

​Grabovci ende s’ka vendosur si do të votojë për demarkacionin

Të ngjajshme

“Hidrodrini” në grevë për shkak të pagave

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka filluar...

“Zbulova miqtë e vërtetë”- Erion Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në 46-vjetorin e lindjes...

Drenas – kërcënoi një femër përmes telefonit, policia arreston një person

  Policia e Kosovës ka arrestuar më 15 dhjetor 2025...

Mbretëria e Bashkuar do t’i ribashkohet skemës studentore “Erasmus”

Mbretëria e Bashkuar do të ribashkohet me skemën e...

Rama në Bruksel, takim me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, për të...

Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci, ka thënë se ende nuk ka vendosur se si do të votojë për demarkacionin me Malin e Zi.

Në një deklaratë të shkurtë  për gazetën “Epoka e Re”, ai ka thënë se më 1 shtator në seancën për demarkacionin do ta tregojë qëndrimin e tij.

“Qëndrimin tim do ta bëj publik më 1 shtator në seancën e rregullt të Kuvendit”, ka thënë shkurt Grabovci.

Deputeti i PDK’së, Grabovci në disa intervista dhënë mediave më herët ka thënë se ka dilema në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Muaj më parë ai ishte shprehur se historikisht kufiri ka qenë te Kulla e Zhlepit, kurse me versionin aktual të cilin e ka nxjerr Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare, ai zhvendoset pesë kilometra në brendi të Kosovës.

“E di ku ka qenë zona kufitare edhe në kohën e luftës ku kemi has. Zona e mëhershme kufitare është në shpërpushje me versionin e Murat Mehës. Historikisht dihet se kufiri ka qenë në Kullë dhe diku pesë apo gjashtë kilometra është tërhequr prapa në brendi të Kosovës”, ka thënë Grabovci në emisionin “Info Box” të TV Dugagjinit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz