back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëMitrovicë, arrestohet një person për mashtrim

Mitrovicë, arrestohet një person për mashtrim

Të ngjajshme

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Kurti në takim me Hargreaves, pajtohen për krijim të shpejt të institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Shiu e ndihmon Prishtinën, sonte ajri dukshëm më i pastër

Qytetarët e Prishtinës vazhdimisht përballen me ajër të rënduar,...
Hetuesit policorë të stacionit policor ,,Jugu” në Mitrovicë, si rezultat i hetimit të suksesshëm dhe bashkëpunimit të afërt me qytetarë, në orët e mbrëmjes, të datës 23 gusht 2016, arrijnë të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin F. B., 43- vjeçar me banim në Podujevë, për rastin ,,Mashtrim’’, rast i cili është raportuar me datën 16.08.2016.
Sipas ankuesit me datën 07.08.2016, pas publikimit në web faqen ,,merrjep.com’’ me të dyshuarin në fjalë kishte bërë një marrëveshje (verbale) për shitblerje të dy ‘Kombi VW’ për një shumë të konsiderueshëm të të hollave (4500 euro), ku më vonë i dyshuari nuk ju është përgjigjur marrëveshjes në fjalë.

Pas hetimeve të bëra nga hetuesit policorë në kërkim të informatave për të dyshuarin në fjalë, rezultuan me zbulimin e identitetit dhe arrestimin e të njëjtit, mbi dyshimet e arsyeshme se i dyshuari kishte arritur që të mashtronte ankuesin (viktimën).

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të arrestuar F. B., 43 vjeçar, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda penale “Mashtrim’’./lajmi.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz