back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmePolicia bastis 12 lokacione në Dukagjin, shtatë të arrestuar për fajde

Policia bastis 12 lokacione në Dukagjin, shtatë të arrestuar për fajde

Të ngjajshme

Peja nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Xhudos këtë fundjavë

Peja do të jetë qendra e sportit ballkanik këtë...

ATK dhe AKI lidhin bashkëpunim për mbrojtjen e sigurisë ekonomike të vendit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Agjencia e Kosovës...

Tragjedi në Leposaviq: 16-vjeçari humb jetën pasi u rrotullua me traktor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Zemanic...

Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se sot ka ndërmarr një operacion policor në rajonin e Dukagjinit, me qëllim të luftimit të dukurive negative, që ndërlidhen me fajdet. Telegrafi mëson se disa nga bastisjet janë bërë në komunën e Deçanit.

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se Policia ka kontrolluar 12 lokacione të 10 personave të dyshuar, ndërsa deri më tani janë arrestuar 7 persona. Tre persona të tjerë nuk janë gjetur dhe janë në kërkim.

Gjatë operacionit policor janë gjetur armë si dhe janë konfiskuar dëshmi të rëndësishme, si para dhe dokumente të ndryshme që mund të përdoren për procedim të mëtejmë ligjor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz