back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaTeknologjiSë shpejti edhe dysheme të mençura

Së shpejti edhe dysheme të mençura

Të ngjajshme

Qeveria prezanton para studentëve përfitues “Bursën e Mobilitetit”

Qeveria në detyrë ka prezantuar të premten bursën e...

Besim Hasani: Edhe 2 ditë deri te vendimi për Kosovën

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, kandidati për deputet Besim...

Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 357-të...

Mbi 100 aksidente brenda 24-të orëve të fundit

Numër i madh i aksidenteve është shënuar në 24-të...
- Advertisement -

Si do të ishte nëse dyshemeja në të cilën ecni të monitoronte çdo hap tuajin?

- Advertisement -

Dysheme të tilla smart nuk janë përhapur akoma në shkallë masive tek përdoruesit, por mendohet që në të ardhmen do t’i përdorim ato edhe për të rezervuar energjinë që shpenzojmë gjatë ecjes dhe për ta përdorur pastaj atë në pajisje të tjera elektronike në shtëpi apo ndërmarrje.

Një kompani po punon mbi pllakat e quajtura SensFloor të cilat mund të instalohen në hapësira të mëdha me njerëz si qendrat tregtare apo bizneset, ku edhe energjia e rezervuar është edhe më e madhe.

Si punojnë pllakat smart?

Një shtresë shumë e hollë ndjesorësh janë instaluar në sipërfaqe  dhe sinjalet radio përdoren për të transmetuar të dhënat në një qendër kontrolli. Pllakat smart përdoren  për qëllime të ndryshme, për shembull: Në një spital në Francë, janë instaluar këto pajisje të cilat me anë të ndjesorëve detektojnë kur dikush rrëzohet mbi pllaka dhe sinjalin e transmetojnë menjëherë në stacion, ku përcillet edhe pozicioni i saktë.

Ideja sapo ka filluar të zbatohet dhe disa ndërtesa duke përfshirë edhe aeroportin Heathrow në Londër i kanë instaluar ata në ambientet e tyre.

Sa herë që një pllakë shkelet, ndjesori që ajo përmban detekton lëvizjen dhe një sasi e vogël energjie prodhohet si rezultat i ndryshimit të fushës magnetike poshtë saj.

“Sa herë që dikush shkel mbi pllaka, ato gjenerojnë 7 wat fuqi” thotë një nga inxhinierët ndërtues, Laurence Kemball-Cook. “Energjia ruhet me anë të baterive, dhe ato mund të prodhojnë dritë nëse është e nevojshme ose rezervohet për përdorimet të tjera.”

Një metër katror mbulimi me këto pllaka kushton 1,600 dollarë. /krokodili/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz