back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëAplikoni për t’i përfituar këto kultura bujqësore

Aplikoni për t’i përfituar këto kultura bujqësore

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Korporata QAD në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Qendra për Avokim dhe Diplomaci”, veprimtaria kryesore e të cilave është bujqësia, ku deri tani në këtë sektor kanë bërë financimin e shtallave, serrave, bletëve, mjeteve bujqësore, pikave grumbulluese për pemë dhe perime, mbjelljen dhe kultivimin e mjedrës, mbjelljen dhe kultivimin e arrës, mbjelljen dhe kultvimin e lajthisë etj, hapin konkurs për grantin për mbjellje dhe kultivim të Arrës, Lajthisë, Mjedrës dhe Paulownisë.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpresim aplikimet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë, të cilët kanë ide për të zhvilluar këtë sektor.

Dokumentet e nevojshme për të aplikuar për grantin e shpallur:

  • Fletëposedimi i tokës;
  • Plan-biznesi;
  • Kopja e planit (skica e parceles);
  • Vërtetimi nga gjykata, që dëshmon se nuk jeni të ndjekur penalisht;
  • Letërnjoftimi (kopje);
  • Aplikacioni, i cili mund të shkarkohet online në Web faqe të QAD-it ose mund të merret në zyret e QAD-it.

Vlera maksimale e grantit është 20,000.00 Euro, në grant përfshihen: Blerja e fidanëve, Hapja e pusit për ujitje, sistemi i ujitjes dhe rrethoja.

Data e mbylljes së konkursit:

Konkursi publik do të jetë i hapur 20 ditë: Nga data 22.08.2016 (dita e shpalljes në Web-faqen e QAD-it), dhe i njëjti do të jetë i hapur deri më datë 12.09.2016, ora 17:00. Të interesuarit mund të informohen (çdo ditë pune) përmes: Web-faqes së QAD-it :www.qad-ks.org, tel. +381 (0) 38 222 050 & +381 (0)29 269 050, poashtu mund të telefononi pa pagesë në numrin 0800/ 222 05, e-mail adresës: [email protected] dhe faqës sonë zyrtare në Facebook: Qendra për Avokim dhe Diplomaci.

Kandidatët e interesuar aplikacionin dhe dokomentet duhet t’i dërgojnë në njëren nga degët tona, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në orën 17:00, ose të na dërgojnë në email adresën [email protected].

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz