back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeGrupi Rugovas marrin përsipër sulmin e mbrëmshëm mbi RTK-në

Grupi Rugovas marrin përsipër sulmin e mbrëmshëm mbi RTK-në

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Me granatë dore mbrëmë është sulmuar Televizioni Publik i Kosovës, ndërsa grupi që ka marrë përsipër sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, ka marrë po ashtu përgjegjësinë për sulmin ndaj RTK.

Një email dërguar në redaksinë e Telegrafit, me emrin “Rugovasit Rugovasit” thuhet se ata kanë sulmuar mbrëmë RTK-në.

Më poshtë, mund të lexoni njoftimin e plotë, pa ndërhyrje:

“Mbrem e sulmuam RTK-ne me granat dore. Arsyet per kete sulm jane si me posht:

 

  • RTKja nuk na e qiti njoftimin qe ne e kishim sulmue shpine e Murat Mehs para disa ditve.
  • RTKja per cdo dit po qet vec lajme pro demarkacion dhe pro qeveri. RTK-ja asht rreshtu ne anen e qeveris qe po i shet bjeshket tona.

 

I bajm thirrje krejt gazetarve me e mbrojt token e Kosoves duke e kallxu realitetin e jo me i qit hi syve te popullit tone.

Nese Qeverija nuk nalet sulmet tona kane me u ashpersu perhere ma shume”. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz