back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeAdem Grabovci mbetet deputet i lirë, s’është as Nënkryetar i PDK’së

Adem Grabovci mbetet deputet i lirë, s’është as Nënkryetar i PDK’së

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Prej kur kishte ardhur në pushtet PDK, Adem Grabovci kishte pasur pozitën kryesore që ka koordinuar punësimet e militantëve partiakë. Mirëpo, ka dhënë dorëheqje pas publikimit të skandalit të përgjimeve, ku dëgjohet teksa bën me vendet e punës shtetërore. Grabovci ka mbetur deputet i lirë i PDK’së. S’e ka më pozitën as të Shefit të Grupit Parlamentar dhe nuk është as Nënkryetar i Partisë.

Njeriu më i fuqishëm në PDK që është marrë me punësimin e militantëve partiakë ka mbetur edhe pa pozitën e Nënkryetarit të kësaj partie. Kjo për shkak se ka dhënë dorëheqja nga pozita e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së dhe automatikisht e largon edhe nga pozita në udhëheqjen e partisë.

Statuti i PDK’së saktëson se Shefi i Grupit Parlamentar sipas detyrës zyrtare është edhe Nënkryetar i PDK”së, shkruan Gazeta Express.

Grabovci dha dorëheqje pas publikimit të përgjimeve ku vërtetohet se militantët e PDK’së kishin zënë pozitat kryesore në borde, polici, agjenci qeveritare dhe institucione tjera.

Askush nga PDK s’ka dhënë komente për këto përgjime, përveç, se kanë thënë se janë duke i dëgjuar.

Prokuroria e Kosovës ka nisur hetime dhe ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së një aktakuze nëse vërtetohet se ka pasur vepra penale të kryera nga personat që janë pjesë e përgjimit.

Deri më tash, në këto përgjime, është dëgjuar zëri i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Vlora Çitakut, Sami Lushtakut, ish-Ministrit Besim Beqaj etj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz