back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleSkenderaj: QKMF pranoi paisje medicinale donacion nga Gjermania

Skenderaj: QKMF pranoi paisje medicinale donacion nga Gjermania

Të ngjajshme

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Trajneri i skudrës franceze i njofton futbollistët se ka marr vendim të largohet

Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar...

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura bashkë me Zëvendësministrin e Shëndetësisë Mevludin Krasniqi kanë pranuar një donacion me 2000 njësi paisje medicinale nga Gjermania dedikuar QKMF-së në Skenderaj.

Më këtë rast Nënkryetari Nura ka falenderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e këtij donacioni të vlefshëm për Komunën e Skenderajt. Ai në veçanti ka falenderuar Zëvendësministrin Krasniqi për përkrahjen në adresimin e nevojave shëndetsore dhe ngritjen e efikasitetit të shërbimeve shëndetësore.

Ndërsa Mevludin Krasniqi ka shprehur përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndihmë institucioneve shëndetësore në ngritjen e efikasitetit të shërbimeve shëndetësore.

Nënkryetari Nura dhe Krasniqi me këtë rast kanë vizituar edhe hapësirat e objektit të ri të QKMF-së, objekt që pritet të lëshohet në punë së shpejti.

Donacioni i pranuar është dhuruar nga Klinika Universitare e Jenës nga Gjermania dhe është realizuar përmes shoqatës ICS. /InfoKomuna/

Të Fundit

Sport

ShowBiz