back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaBotë2700 të vdekur nga operacionet e ushtrisë ruse në Siri

2700 të vdekur nga operacionet e ushtrisë ruse në Siri

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Sipas Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) për shkak të operacioneve të ushtrisë ruse në Siri gjatë 10 muajve të fundit kanë humbur jetën 2.704 persona nga të cilët 746 fëmijë dhe 514 gra.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka deklaruar se 2.704 persona kanë humbur jetën si rrjedhojë e sulmeve të forcave ruse në territorin e Sirisë gjatë 10 muajve të fundit.

Në raportin e publikuar nga SNHR thuhet: “Që nga 30 shtatori i 2015-ës, koha kur Rusia filloi sulmet në Siri, dhe deri më 1 gusht 2016, kanë humbur jetën 2.704 persona, nga të cilët 746 ishin fëmijë dhe 514 gra.”

Halepi është qyteti ku kanë humbur jetën më shumë civilë për shkak të sulmeve të forcave ruse, me 1.178 persona, ndërkohë që vendin dytë e zë Idlibi me 652, më pas radhitet Dejr’uz Zor me 331 dhe Humus me 192 persona të vdekur.

Në raport thuhet gjithashtu se Rusia ka shkelur edhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit numër 2139 dhe 2254, të cilat parashikojnë kalimin e sigurt të ndihmave humanitare.

Kryetari i SNHR-së, Fadi Abudlgani, në një deklaratë të tij dhe që është pjesë e këtij raporti thotë se: ”Qeveria ruse ose Parlamenti i këtij vendi nuk ka kërkuar bërjen e ndonjë hetimi të posaçëm për këtë rast. Kjo tregon se forcat ruse nuk i vlerësojnë fare jetët e civilëve sirianë që kanë vdekur.”

Ai ka pohuar gjithashtu se i kanë dërguar një kërkesë palës ruse për hetimin e këtyre sulmeve.

Ministria ruse e Mbrojtjes më 30 shtator të vitit të kaluar deklaroi se ka nisur një ofensivë ajrore kundër pozicioneve të organizatës terroriste DAESH në Siri. /trt/

Të Fundit

Sport

ShowBiz