BallinaBotëÇmimet e naftës janë rritur pas lajmit se Rusia punon me OPEC-un

Çmimet e naftës janë rritur pas lajmit se Rusia punon me OPEC-un

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Çmimet e naftës janë rritur gjatë ditës së djeshme, derisa Rusia ka sugjeruar se do të punoj me OPEC-un për ta reduktuar ngarkesën me tepircën e naftës së papërpunuar.

Një delegacion i Rusisë e ka vizituar Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), me seli në Vjenë, dhe “ka këmbyer pikëpamje për situatën aktuale në tregjet e naftës dhe për parashikimet për zhvillimin e tyre”, ka njoftuar Ministria e energjisë e Rusisë.

Ministri rus i energjisë, Aleksandr Novak, më vonë ka thënë se vendi i tij planifikon një takim me OPEC-un në muajin tetor. Këto komente kanë ndikuar në ngritjen e çmimeve të naftës në 46.58 dollarë në Nju Jork dhe 49.23 dollarë për një fuçi në Londër. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz