back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaKulturëStudiuesja hungareze thotë se Ismail Qemali mund të ketë qenë mason

Studiuesja hungareze thotë se Ismail Qemali mund të ketë qenë mason

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Lozha e madhe e Shqipërisë e nxjerr kryeministrin e parë të shtetit shqiptar, Ismail Qemalin, mason. Ky konstatim mbështetet edhe nga një pjesë e kujtimeve të tij, ku Qemali – i cili më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë – rrëfehet për bashkëpunëtorët e miqtë e tij.

Këto të dhëna i ka shpalosur studiuesja hungareze Zsofia Turoczy të martën në edicionin XXXV të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës. Nëpërmjet kumtesës me titull “Masonët shqiptarë në Perandorinë Osmane?”, Turoczy ka nxjerrë një portret ndryshe të Qemalit, i cili rrjedh nga një familje bejlerësh shqiptarë.

“Si myslimani i parë që ndiqte gjimnazin e njohur grek ‘Zozimea’, fliste shumë gjuhë, ishte një nga më të arsimuarit në administratën turke të asaj kohe dhe bëri karrierë të madhe si diplomat osman. Prandaj u shkëput prej Portës së Lartë dhe prej idesë osmane dhe bëri luftën për një shtet shqiptar të pavarur. Ky nuk është një burim i sigurt, por sipas Lozhës së madhe të Shqipërisë ai ishte mason”, ka thënë Turoczy. Ajo ka thënë se sipas librit të Necip Alpanit, që ishte nipi i Ismail Qemalit, kryeministri shqiptar bashkë me admiralin amerikan Lang dhe ambasadorin britanik Charles Gordon ishin masonë.

Në ditën e dytë të edicionit të sivjetmë të Seminarit, akademik Sabri Hamiti ka mbajtur një ligjëratë me temën “Mësimi i letërsisë”. Gjatë referimeve pos Turoczys, ndër studiuesit tjerë që janë paraqitur në ditën e dytë të Seminarit janë edhe Aleksandër Novik me kumtesën “Vendbanimet arnaute në rajonin e detit Azov” dhe Exhlale Dobruna-Salihu me kumtesën “Paraqitja e mjeteve të punës së gruas dhe të burrit në stelat e Dardanisë”.  /koha ditore/

Të Fundit

Sport

ShowBiz