back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeDikur t’i nxirrte sytë, sot akuzon AAK’në për marrëveshje të fshehtë me...

Dikur t’i nxirrte sytë, sot akuzon AAK’në për marrëveshje të fshehtë me PDK’në

Të ngjajshme

Deputetja e VV’së, Donika Kadaj-Bujupi akuzoi presidentin e Kosovës se është kryekriminel, duke thënë se edhe qëndrimi i LDK’së karshi ngjarjeve është i turpshëm.

Por ish-deputetja e AAK’së, që dikur e mbronte me fanatizëm, po thotë se partia e Ramush Haradinajt ka marrëveshje të fshehtë me PDK’në, ndaj edhe qëndron e heshtur pas zhvillimeve të fundit dhe publikimit të përgjimeve të Adem Grabovcit.

“Në vend që të distancohet nga ky koalicion po dëgjojmë deklarata të Mustafës që Thaçi qenka president i shkëlqyeshëm. Është e dhimbshme që anëtarësia e LDK’së votoi kundër ‘Pronto’ e në fund u mashtruan nga Isa Mustafa. Nuk kemi dëgjuar që as AAK të reagojë a të kritikojë në lidhje me këto skandale. Ky është konfirmim i një marrëveshje të fshehtë. Kjo është pasqyruar edhe më herët. Sot kur të gjithë do duhej të ishim bashkë kundër krimit, LDK e AAK po vazhdon të qëndrojë e heshtur”, deklaroi Kadaj-Bujupi në konferencën për media të thirrur në selinë e VV’së.

Sipas saj, për LDK është momenti i fundit ta prishë koalicionin dhe AAK të heq dorë nga marrëveshjet me këta kriminelë.

Në këtë konferencë u bë e ditur se shumë shpejtë VV’ja do të thërrasë edhe protestë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz