back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportMesazhi që Rashica ia dërgoi Dukës për t’i thënë se ka zgjedhur...

Mesazhi që Rashica ia dërgoi Dukës për t’i thënë se ka zgjedhur Kosovën

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...
Milot Rashica do jetë goditja e parë Big e përfaqësueses së Kosovës në eliminatoret e Botërorit të ardhshëm.
Mesfushori i Viteshes ka bërë përfundimisht zgjedhjen e tij dhe këtë ja ka konfirmuar me një sms presidentit të federatës Duka dhe trajnerit De Biazi. :Ju falënderoj për mbështetjen disa vjecare që më keni dhënë. Jam i lumtur që kam bashkëpunuar me ju por do luaj për Kosovën”.

Rashica ka luajtur zyrtarisht me skuadrat e moshave të Shqipërisë ndërkohë që me Kombëtaren ka luajtur disa minuta në miqësoren e Katarit. Ndërkohë që De Biazi nuk e grumbulloi në Francë 2016 trajneri i Kosovës Bunjaku punoi shumë ta bindte psikologjikisht lojtarin të zgjidhte Kosovën.

Presidenti Vokrri evitoi të fliste me emra të përveçëm por konfirmoi që Kosova u ka bërë ofertë publike dhe private të gjithë kosovarëve që kanë luajtur me çdo përfaqësuese tjetër. Ata në 72 orët e ardhshme duhet të dërgojnë një letër në Fifa ku të konfirmojnë zyrtarisht të ardhmen e tyre.

Rashica është një ndër premtimet më të mëdha të futbollit shqiptar në vitet e fundit. Ai ka luajtur më parë në Vushtri në kampionatin vendas por më pas me ndihmën e jashtëzakonshme të ish kapitenit të përfaqësuese Lala arriti të trranferohej në kampionatin holandez. Rashica do bëjë debutimin me përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e parë të elimiantoreve kundër Finlandës në Helsinki./Supersport/

Të Fundit

Sport

ShowBiz