Partia Fjala ka dënuar sulmin mbi xhaminë e fshatit Velekincë të Gjilanit. Përmes një komunikate për medie Partia Fajla është shprehur:
Dënojmë sulmin që ndodhi në Xhaminë e fshatit Velekincë të Gjilanit.
Sulmet mbi objektet fetare qofshin Xhamia apo Kisha janë të papranuara për shoqërinë tonë kosovare e cila shquhet për bashkëjetesë dhe tolerancë të shkëlqyer ndërfetare.
Njëherit kërkojmë nga organet e drejtësisë që të veprojnë konform ligjit dhe sulmuesi të merr dënimin e merituar. /Drenica Press/