BallinaSportHistorike, vendimi i parë me provë filmike në ndeshje futbolli (video)

Historike, vendimi i parë me provë filmike në ndeshje futbolli (video)

Të ngjajshme

Në SHBA ka filluar që tani testimi i provës filmike në fushë, në kategoritë e ulëta të kampionatit të futbollit. Ndeshja e mbrëmshme mes Nju Jork Red Bulls II dhe Orlando Siti II dhuroi atë që mund të cilësohet si vendimi i parë i dhënë me provën filmike nga gjyqtari.

Sistemi i cili po testohet me aprovimin e IFAB, organizatës që vendos rregullat e futbollit botëror, u vu në provë në minutën e 35-të të ndeshjes.

Gjyqtari përdori sistemin për t’i dhënë futbollistit Konor Donovan të Orlando Siti një karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar në kufirin e zonës së rreptësisë.

Sistemi u përdor më vonë edhe për të ndëshkuar me karton të verdhë një tjetër futbollist të Orlando Siti, përsëri me kërkesë të gjyqtarit i cili shikonte përsëritjen e aksionit. Nëse ky sistem aprovohet, së shpejti pamje të tilla do të shihen në shumë ndeshje të futbollit botëror.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz