back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaBotëJoe Biden viziton Kosovën dhe Serbinë

Joe Biden viziton Kosovën dhe Serbinë

Të ngjajshme

Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për krim të organizuar e vepra tjera

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj...

Ai Weiwei: Kthimi në shtëpi, censura dhe epoka e mbikëqyrjes

“U tremba kur u ktheva në Kinë? Jo.” Kështu...

Komisionet e së Vërtetës si mekanizëm për drejtësi – A funksionojnë për Kosovën?

Krijimi i Komisioneve të së Vërtetës, praktikë kjo e...

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do ta vizitoj Kosovën dhe Serbinë, javën e ardhshme, ka njoftuar mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë për shpalljen e turneut ballkanik prej 15 e deri më 17 gusht, thuhet se zoti Biden do të mbajë takime me presidentët dhe kryeministrat e të dy vendeve, por nuk është thënë se për cilat çështje do të diskutohet.

Prej zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara, sekretari i shtetit, John Kerry, e ka vizituar Kosovën dhe Serbinë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Vizita e tij në Prishtinë ishte theksim i shqetësimeve perëndimore për ritmin e ngadalshëm të progresit, 16 vite pasi NATO-ja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e vuri Kosovën në rrugën e pavarësisë, raporton agjencia Reuters nga Uashingtoni, duke shtuar se Kosova, me popullatë shumicë shqiptare myslimane, por vend sekular dhe në mënyrë të fuqishme pro-amerikan, e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz