BallinaBotëBE përfshin dy rusë në listën e terrorizmit

BE përfshin dy rusë në listën e terrorizmit

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Bashkimi Evropian i ka përfshirë dy shtetas të Rusisë në listën e saj të sanksioneve për personat e ndërlidhur me organizatat terroriste, al-Kaida dhe Shteti Islamik
Në gazetën zyrtare të BE-së sot njoftohet se Aslan Byutukayev, 41 vjeçar, nga rajoni i Kaukazit Verior të Rusisë, dhe Ayrat Vakhitov, 39 vjeçar, nga rajoni Tatarstan i Rusisë, janë përfshirë në listë dhe ajo “është menjëherë e plotfuqishme”.

Këta të dy, në muajin korrik, janë përfshirë në listën e Shteteve të Bashkuara të personave që i janë bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe paraqesin “kërcënim për sigurinë e shtetasve të SHBA-ve ose për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme, ose për ekonominë e Shteteve të Bashkuara”.

Zyrtarët e Rusisë thonë se afro 2,500 shtetas rusë dhe të ish-republikave sovjetike, u janë bashkuar militantëve islamikë në Siri dhe Irak, gjatë viteve të fundit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz