BallinaLajmeOVL e UÇK-së e quan politik dënimin e ish-luftëtarit Xhemshit Krasniqi

OVL e UÇK-së e quan politik dënimin e ish-luftëtarit Xhemshit Krasniqi

Të ngjajshme

Irani bën presion për t’i dhënë fund luftës brenda 30 ditësh

Propozimi i fundit i Iranit drejtuar Shteteve të Bashkuara...

Dukagjini-Drenica, këto janë formacionet

Ndeshje interesante do të jetë në Klinë mes Dukagjinit...

Aksident në Carralluk, vetura përfundon e rrotulluar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Carralluk të...

Ballkani synon fitoren ndaj Llapit, këto janë formacionet zyrtare

Na ndan dhe 1 orë nga fillimi i ndeshjes...

Britania dhe Finlanda mbështesin lirinë e medias në Kosovë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasada Britanike...

Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar në lidhje me dënimin e ish ushtarit të UÇK-së Xhemshit Krasniqi, i cili u dënuar me 8 vite burg për krime lufte.

Sipas kësaj organizate këto gjykime nuk kanë të drejta, por që janë politike. Ata theksojnë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe mbete e pastër.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka theksuar vazhdimisht se të gjitha akuzat dhe proceset gjyqësore të bëra ndaj luftëtarëve për kinse krime lufte, që nga paslufta e UÇK-së e deri më sot, kanë qenë dhe janë politike. Këto procese, gjithnjë bazën e kanë pasur dhe e kanë tek pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët në vend se të ndiqen penalisht për krimet e gjenocidin që ia kanë shkaktuar popullit shqiptar, janë falur nga gjykatat vendore e ndërkombëtare, për shkak të kompromiseve e interesave të shumta politike. Edhe dënimi i veteranit të luftës së UÇK-së Xhemshit Krasniqi, është vazhdimësi e këtyre projekteve antishqiptare, të cilat sot e kanë edhe bekimin e faktorit politik vendor, i cili pikërisht për këto qëllime e ka miratuar edhe gjykatën speciale”, thuhet në reagimin e OVL-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz