BallinaLajmePolicia gjen dëshmi që do t’i çojnë drejt kapjes së autorëve të...

Policia gjen dëshmi që do t’i çojnë drejt kapjes së autorëve të sulmit ndaj Kuvendit

Të ngjajshme

5 mijë trupa amerikanë në pak në Gjermani pas debatit mes Trump dhe Merz

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes planifikon të tërheqë 5,000 trupa...

27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Janë bërë dy dekada që nga koha kur në...

Ymeri: Grupi i WhatsApp-it dëshmon se LVV kishte agjendë partiake për import të energjisë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në...

Ky do të jetë moti në fundjavë

Nesër do të mbajë mot i vranët, me intervale...

Policia e Kosovës ka gjetur një numër dëshmish në afërsi të Kuvendit të Kosovës gjatë periudhës së zhvillimit të hetimeve, përfshirë edhe një mjet për hedhjen e predhave, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë zyrtarë të policisë, që megjithatë, nuk kanë dashur të ofrojnë hollësi të tjera, për shkak të, siç thonë, “ndjeshmërisë së hetimeve”.

Një zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë se “Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur dëshmi relevante, në mesin e të cilave edhe një mjet për hedhjen e predhave, shishe të benzinës (koktej molotovi) dhe një motoçikletë të djegur jo larg nga vendi i ngjarjes”.

Policia beson se dëshmitë nga vendi i ngjarjes do të çojnë drejt kapjes së autorëve të sulmit mbi Kuvendin e Kosovës, që ndodhi të enjten në mbrëmje rreth orës 23.

Burime zyrtare i thanë Radios Evropa e Lirë, se sulmi u bë me mortajë dore, në lëvizje me motoçikletë nga dy persona, të cilët braktisën mjetin transportues duke e djegur dhe ikën në këmbë në drejtim të panjohur.

Motivet e sulmit mbi ndërtesën e Kuvendi të Kosovës nuk dihen ende, po aq sa edhe autorët e tij.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur kishte lëvizje të qytetarëve në shëtitoren e qytetit të Prishtinës.

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës u sulmua para jo më shumë se gjashtë muajsh me koktej molotovi, dhe as atëherë nuk u zbuluan motivet dhe as autorët e sulmit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz