back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeTryeza për demarkacionin, nuk pritet të përafrohen qëndrimet pozitë-opozitë

Tryeza për demarkacionin, nuk pritet të përafrohen qëndrimet pozitë-opozitë

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

Analistë politikë thanë për Telegrafin se tryeza e cila pritet të mbahet më 3 gusht nuk pritet që ë përafrojë mendimet në mes pozitës dhe opozitës rreth Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Analisti Imer Mushkolaj tha për Telegrafin se kjo është përpjekje e fundit që qeveria të lajë veten nga përgjegjësia, me arsyen se i ka konsultuar të gjitha palët.

Ai gjithashtu tha se kjo tryezë është organizuar shkaku i presionit të madh publik, por edhe si një përpjekje e fundit e Qeverisë për të larë veten nga përgjegjësia.

“Ky është një veprim shumë i vonuar pasi që debate dhe tryeza të tilla duhej të fillonin atëherë kur filluan kundërshtimet ndaj marrëveshjes së demarkacionit”, tha ai për Telegrafin.

Është utopike sipas Mushkolaj, që nga kjo tryezë do të ketë rezultate konkrete.

“Nga tryeza nuk pres kurrfarë rezultati konkret. Rekomandimet e tryezës nuk janë obligative dhe nëse Qeveria nuk e ka zbatuar asnjë pikë të rezolutës së miratuar vitin e kaluar për këtë çështje, është utopike të pritet se një tryezë do të ketë rezultate”, shtoi tutje ai.

Gjithashtu edhe njohësi i kësaj fushe, Nexhmedin Spahiu, tha se këtë rrugë duhet ta plasojnë edhe në të ardhmen dhe gjërat të jenë transparente për publikun.

“Kjo ka qenë mënyra e duhur se si duhet të procedohen gjërat. Kosova po humb territor me këtë marrëveshje. Argumentet që ka paraqit opozita janë më të forta se ajo që ka paraqit pushteti. Kjo është një rrugë që duhet të plasohet edhe në të ardhmen e jo fshehurazi publikut. E mira do të jetë që debati të jetë i hapur që opinioni të mësoj të vërtetën gjithashtu edhe të jetë transmetim i drejtpërdrejt”, tha Spahiu për Telegrafin.

Ndërsa, Dren Ajeti nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, u shpreh se opozita nuk pritet të përafrojë mendimet e saj me pozitën.

“Kjo po na përcjellë edhe sot me veriun e Kosovës dhe frikën permanente për shkëputjen e saj nga Kosova. Mbi këtë kujtesë kolektive çdo përcaktim kufijsh nga shoqëria kosovare është përcjellë me frikë dhe vendosja e kufijve me Malin e Zi në një procedurë të turbullt dhe aspak transparente”, tha ai.

“Nën hijen e zhvillimeve aktuale, kjo tryezë do të ketë një ndikim minimal në këtë proces. Çdo pozicionim ndryshe apo përafrim i mendimeve nga akterët (pozitë dhe opozitë) proces do të shihej si dobësi e tyre, prandaj secila palë do ta përdorë këtë tryezë për të dëshmuar vërtetësinë e dëshmive të saj”, shtoi tutje Ajeti.

Pikërisht, sipas tij ky refuzim i disa deputetëve për të pranuar demarkacionin me Malin e Zi si fakt të kryer dhe presioni qytetar bëri që më 3 gusht të paralajmërohet mbajtja e një tryeze.

“Opozita është betonuar aq shumë në kundërshtim të këtij demarkacioni, që nuk pritet se do të përafroj mendimet e saj me pozitën. Në anën tjetër në pozitë kanë filluar të shtohen zërat kundër këtij caktimit

aktual të kufijve”.

Gjithashtu ai tha se: “Duke e shikuar gjithë këtë proces nën hijen e integrimit në BE dhe lëvizjes së lirë, qeveria e Kosovës do të insistoj që demarkacioni të kaloj sa më shpejtë në Kuvend.

Sipas Ajetit,  vet pranimi i krerëve të PDK-së për të pranuar një debat mbi këtë temë mund të interpretohet si mundësi për të rishikuar qëndrimin mbi demarkacionin.

“Kjo ndoshta është edhe arsyeja kryesore përse krerët e rinj të PDK-së po kërkojnë një tryezë të tillë- me qëllim që të tregoj një frymë tjetër të qeverisjes dhe jo vazhdimësi e qeverisjes së Thaçit”. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz