back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajme“Demarkacioni kusht për Ushtrinë e Kosovës”: Ja si e komentojnë analistët politik!

“Demarkacioni kusht për Ushtrinë e Kosovës”: Ja si e komentojnë analistët politik!

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Njohës të çështjeve politike në vend, e kanë komentuar deklaratën e të parit të vendit Hashim Thaçi si dhe kryeministrit Isa Mustafa, ku kanë theksuar se demarkacioni me Malin e Zi është kusht edhe për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Sipas tyre, këto deklarata po bëhen sa për t`i hedhur hi syve opinionit publik. Ata theksojnë se kryeministri dhe Presidenti fatkeqësisht e kanë lidhur fatin e tyre politik e demarkacionit.

I kontaktuar nga Gazeta Blic analisti Imer Mushkolaj, theksoi se moskrijimi FAK-ut është dështimi i Thaçit dhe Mustafës. Ai shton se demarkacioni nuk ka kurrfarë lidhjeje me këtë proces.

Mushkolaj vuri në pah se përmes këtyre deklaratave Thaçi e Mustafa përpiqen që dështimet e veta t’ua veshin të tjerëve.

“Vetëm të kujtojmë se sa e sa herë që të dytë kanë dhënë premtime e afate për krijimin e FAK-ut, por gjithnjë kanë dështuar”, shtoi ai.

Kurse njohësi i çështjeve juridike dhe politike Krenar Shala, mendon se Kosovës nuk do t’i hapen rrugët që qytetarëve të saj ti mundësohet udhëtimi në zonën Schengen, përderisa institucionet nuk i intensifikojnë përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar të nivelit të lartë.

“Përkundër që demarkacioni është vënë kusht nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, mendoj që Kosovës nuk do t’i hapet rruga që qytetarëve të saj t’i mundësohet udhëtimi në zonën Schengen përderisa institucionet nuk i intensifikojnë përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar të nivelit të lartë dhe korrupsionin e nivelit të lartë. Mendoj që çështja e demarkacionit është fare e lehtë për t`u zgjidhur: Mali i Zi ka deklaruar që është i gatshëm që të rishqyrtojë marrëveshjen dhe mendoj që kjo është një pikënisje pozitive”, thotë ai për Gazetën Blic.

LEXO:  Puçistët me duart lart, makthi po mbaron në Turqi. Erdogani-Gylenin: Po ta mbajti, hajde në atdhe!

Ai shton se pala kosovare duhet të shpreh gatishmërinë që të ulet përsëri në negociata me Malin e Zi dhe të dekordohen që marrëveshja në fjalë duhet të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

“Dhe nëse palët merren vesh kështu, atëherë Malit të Zi i hiqet pengesa për të vazhduar me procesin e ratifikimit nga ana e shteteve anëtare të NATO-s të ratifikimit të antarësimit të saj në këtë bllok ushtarak dhe Kosovës, në anën tjetër, do t’i mundësohej që të përmbush këtë kusht të vënë nga ana e Komisionit Evropian për të liberalizuar vizat”, shtoi Shala për Gazetën Blic.

Sipas analistit Shala demarkacioni nuk ka lidhje as me kushtin për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

“Është fatkeqësi që kemi një lidership që është duke i vënë pengesa qytetareve të Kosovës vetëm për të shpëtuar politikisht. Mendoj që ushtria e Kosovës mund të themelohet pa pjesëmarrjen e Listës Serbe – duke ndryshuar ligjin për FSK-në”./ Gazeta Blic

Të Fundit

Sport

ShowBiz