back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeNënkryetari i ri i PDK-së, student i Harvardit (Foto)

Nënkryetari i ri i PDK-së, student i Harvardit (Foto)

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Uran Ismaili është zgjedhur nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë publik kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ai në një konferencë për media ka thënë se zgjedhja e Isjmajlit është bërë me vendim të partisë.

Uran Ismaili pas kryerjes së masterit në Universitetin prestigjioz të Harvardit i është rikthyer ekipit të ngushtë të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Që nga viti 2007 ka qenë i angazhuar direkt në Partinë Demokratike të Kosovës.

Gjatë kësaj kohe Uran Ismaili ka qenë anëtar i Kryesisë së Degës së Prishtinës dhe ka marrë pjesë në të gjitha fushatat lokale ashtu edhe në ato nacionale që nga viti 2007.

Ka qenë pjesë e konceptimeve të ideve për fushatat e PDK-së, si në sferën e kampanjave digjitale apo për organizimin në terren.

Ismaili ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Veseli duke punuar prej vitit 2013 si shef i stafit të tij ndërkohë që më herët gjatë mandatit të parë dhe të dytë të qeverisjes së PDK-së, ka qenë shef kabineti dhe këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Transportit.

Gjatë punës së tij në institucione të vendit, përpos politikave zhvillimore ai është shquar si iniciator i programeve të ndryshme me USAD-in si dhe duke qenë përfaqësues i Qeverisë në negociata me Bankën Botërore për marrjen e kredisë zhvillimore.

Uran Ismaili gjatë të kaluarës gjithashtu ka punuar me organizata ndërkombëtare dhe projekte të rëndësishme me DIFID, OSBE dhe Physicians for Human Rights.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA në vitin e fundit i është dhënë rasti të punoj në rekomandime të politikave me emra eminent si Michael Ignatieff apo të organizoj projekte në terren me Marshal, Ganz veteranin e organizimeve në Harvard.

Studimet universitare i ka kryer në Universitetin Graceland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për psikologji ndërsa së fundmi kreu Masterin në Administratë Publike në Universitetin e Harvardit.

Uran Ismaili është i martuar me Arizona Berdynaj dhe janë prind të dy fëmijëve.

w222

d111

Të Fundit

Sport

ShowBiz