back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeTë mërkurën fillojnë gërmimet për varrezën e dyshuar në UP

Të mërkurën fillojnë gërmimet për varrezën e dyshuar në UP

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se gërmimet e terrenit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, për kontrollin e një lokacioni, të dyshuar për një varrezë, do të fillojnë ditën e mërkurë, më 13 korrik.

Në punimet në kampusin e Universitetit, do të jetë i pranishëm edhe delegacioni nga Serbia për të përcjellë zhvillimet.

Gërxhaliu tha se ka dyshime “se bëhet fjalë për viktima të përkatësisë shqiptare”.

“Në bazë të informacioneve të dëshmitarëve, më saktë të qytetarëve që na kanë dhënë informacionet do të fillojmë punimet. Do të punojmë së bashku me ekspertët e EULEX-it. Do të jetë i pranishëm edhe delegacioni nga Serbia, me kërkesën e tyre. Së bashku me ta punojmë 17 vjet dhe kanë shpreh dëshirën të jenë këtu. Prokurori dhe komisioni e kanë pranuar. Nesër (e mërkurë), fillon hulumtimi i vendit të dyshuar. Nuk mund të themi se bëhet fjalë për një varrezë masive, sepse ende nuk është përcaktuar si e tillë”, tha Gërxhaliu.

“Punimet do të zhvillohen brenda dy ditëve dhe nëse gjenden mbetjet mortore, punimet e makinerisë së rëndë do të pushojnë”, ka thënë Gërxhaliu, “për t’i përshtatur një tjetër formë të punimeve”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz