back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKelmendi: Më mirë pa viza se sa t’i falet toka Malit të...

Kelmendi: Më mirë pa viza se sa t’i falet toka Malit të Zi

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokaustit: Angazhohemi për të vërtetën

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 6 milionë...

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Personat që do të përfshihen në faljen e tokës së Kosovës për Malin e Zi do të shkruhen si tradhtar të vendit, kështu ka deklaruar në një intervistë për “Indeksonline”, deputeti i Kuvendit, njëherësh kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi.

Sipas tij, më e rëndësishme për vendin do të ishte ruajta e territorit se sa heqja e vizave drejt Bashkimit Evropian.  Megjithatë, deputeti thotë se disa zyrtarë të BE-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë që demarkacioni të mos jetë kusht për heqjen e vizave.

“Unë mendoj se ata deputetë dhe kjo Qeveri nëse e bën një gjë të tillë atëherë do të shkruhen si njerëz tradhtar të këtij vendi, ngase po ja shesin padrejtësisht një territor të Kosovës Malit të Zi.  Kemi parë që disa zyrtarë kanë dhënë qëndrime se nuk është domosdoshmërish kërkesa për liberalizmin e vizave demarkacioni. Por nëse është, atëherë është e padrejtë ndaj Kosovës ngase ajo nuk i është bërë Serbisë apo Malit të Zi.  Dhe fundja, nëse kërkohet që të zgjedhim në mes të liberalizimit dhe vendit tonë atëherë ne duhet ta mbrojmë vendit tonë dhe jo të zgjedhim liberalizim”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Kelmendi thotë se shumë shpesh viziton ‘Bjeshkët e Rugovës’, të cilat, sipas tij, me asnjë çmim nuk duhet t’i falen shtetit fqinjë.

“Arsyeja e vizitës është se unë banojë në qytetin e Pejës dhe jo rrallë herë shkojë në ato zona dhe treva dhe vërtetë ishte emocionuese ta shihja atë vend që ndoshta, ndoshta, me vendimin e padrejtë të disa deputetëve, qeverisë së Kosovës, ato troje nuk do të jenë të Kosovës. Për mu ka qenë mjaftë prekëse vizita në ato treva, e dimë që kanë qenë gjithmonë të Kosovës. Kërkoj nga të  gjithë që mos t’ia shesin Malit të Zi për asnjë çmimi”, ka thënë ai. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz