back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, Aksident i Rëndë në Llapushnik

Drenas, Aksident i Rëndë në Llapushnik

Të ngjajshme

Dy persona kanë marrë lëndime në aksidentin në të cilin ishin të përfshirë një kamion dhe dy vetura.

 Dy persona kanë marrë lëndime të lehta në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në Llapushnik, ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani

Sipas zëdhënësit, në aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe 2 vetura.

“Si pasojë e këtij aksidenti përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar edhe dy persona. Mirëpo, sipas informatave tona, lëndimet nuk janë të rënda, edhe pse kjo mbetet të vërtetohet nga mjekët kompetentë”, tha Kelani.

Sipas Kelanit, Policia ende nuk i di shkaqet e këtij aksidenti.

Një kolonë shumë e gjatë veturash është krijuar pas aksidentit pasi ana e magjistrales Prishtinë-Pejë ku ka ndodhur aksidenti është bllokuar për një kohë të gjatë.

.

- Advertisement -

Të Fundit