back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaSportPengu i Gashit

Pengu i Gashit

Të ngjajshme

Kurti s’flet kur pyetet për kritikat e SHBA-së, pas mos-certifikimit të Listës Serbe

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka komentuar kritikat...

​Vetëm pak muaj para arrestimit, Mogherini nënshkroi kontratë me “Telekom Srbija”

Vetëm pak muaj para arrestimit të saj, Federica Mogherini...

​Vetëm pak muaj para arrestimit, Mogherini nënshkroi kontratë me “Telekom Srbija”

Vetëm pak muaj para arrestimit të saj, Federica Mogherini...

“Stranger Things” po thyen rekorde në Netflix

Sezoni i pestë i “Stranger Things” ka shpërthyer në...

Shkëlzen Gashi është rikthyer në Amerikë dhe po luan me mjaftë sukses tek Colorado Rapids.

Por ylli i Shqipërisë ende e ka mendjen tek Kampionati Evropian ‘Francë 2016’, ku u paraqit për Shqipërinë.

Ai ka folur për rastin e humbur ndaj Zvicrës, ku ishte i vetëm përballë portierit Yann Sommer.

“Edhe pse tashmë për ne ka disa ditë që ka përfunduar, personalisht preferoj ta konsideroj këtë Kampionat Evropian pozitiv. Atmosfera në stadium, në ndeshjet e Shqipërisë, por jo vetëm, ishte unike. Gjithçka për një atmosferë rrëqethëse nga emocionet e shumta”.

“Për të gjitha këto, në Shqipëri do të flitet për një kohë shumë të gjatë. Reagimi i tifozëve tani ishte i mrekullueshëm që më bën të jem krenar. Tifozët tanë ishin unikë. Çfarë gjendje shpirtërore. Të paqshëm, emocional, thjeshtë e mrekullueshme. Mua më kanë kontaktuar personalisht në të gjitha mënyrat e mundshme, në sms, Facebook, Twitter”.

“Fakti është që kundër Zvicrës, një pikë do të kishte qenë e mundur. Jo vetëm për shkak të rastit tim flagrant për gol, por sepse ne dëshmuam që nuk dorëzohemi kurrë, as kur jemi në inferioritet numerik, me 10 futbollistë dhe prapë rrezikuam disa herë kundërshtarin”.

“Në atë moment nuk ke shumë kohë në dispozicion për të menduar. Bëhet fjalë për të mijtat e sekondit. Do të kisha dashur që tu jepja tifozëve atë gol. Fatkeqësisht, thjesht ashtu ndodhi. Ndonjëherë e dërgon topin në rrjetë, ndonjëherë tjetër jo. Ti gjithmonë duhet përballesh me këtë dhe të vijosh me pozitivitet. Unë e përsëris sërish: Pritje e bukur nga Sommer”, përfundoi Gashi. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz