back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNë Kosovë, po je antiislam të bëjnë ambasador ose president!

Në Kosovë, po je antiislam të bëjnë ambasador ose president!

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Duke i komentuar ngjarjet e fundit lidhur me “historianin“ turk që e denigron figurën e heroit tanë kombëtarë – Skënderbeut, shkrimtari dhe analisti ynë Kim Mehmeti, ka komentuar edhe antiislamizmin dhe antiturqizmin në shoqëritë shqiptare, duke theksuar se ato janë bërë ‘profesione’ fitimprurëse, që madje të ndihmojnë të bëhesh edhe ambasadore, mbase duke aluduar kështu në paralajmërimet se deputetja dikur e VV, e tani e LDK-së, do emërohet ambasadore Kosovës në Itali.

“Mediat raportojnë se si një teveqel dhe kokëtul turk, që mbulohet me maskën e historianit, e paska denigruar figurën e heroit më të madhërishëm tonë kombëtar – atë të Skënderbeut! Por, sa munda ta kuptoj nga raportimet mediatike, ky ‘historian’ – te i cili shihet qartë se vlerë e vetme e tij është shovinizmin dhe urrejtja ndaj çdo gjëje joturke – nuk paska arritur të ngjitet më lartë se sa në ‘piedestalin’ e një ciceroni të mjerë turistik! Për dallim nga shoqëritë tona shqiptare, në të cilat – si për shembull në atë kosovare – antiislamizmi dhe antiturqizmi, janë ‘profesione’ shumë fitimprurëse, që të ndihmojnë të bësh karrierë politike, e madje të bëhesh edhe ambasadore dhe përfaqësuese e atyre që me vite i ke ofenduar dhe i ke sharë!”, shkruan në faqen e tij të FB, shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz