back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajme11 gjërat që nuk mund t’i bëni në Shqipëri

11 gjërat që nuk mund t’i bëni në Shqipëri

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...
A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri? A e keni parë me sytë tuaj këtë vend? A keni folur drejtpërdrejtë me shqiptarët? A i keni provuar gatimet? Keni fjetur në shtëpitë e tyre? Keni luajtur me fëmijët? Nëse jo, po ju them disa gjëra që të përgatiteni.

1.Nuk mund të flasësh anglisht, sepse të gjithë flasin italisht. Edhe më të rinjtë që tashmë e njohin mirë anglishten, sforcohen për të folur italisht vetëm që të të bëjnë të ndihesh si në shtëpi.

2.Nuk mund të habitesh me bujarinë e tyre, sepse të tillë janë shqiptarët.

3.Nuk mund të refuzosh kur të ofrojnë ndihmë, një dore ose thjesht një kafe. Do të ndiheshin keq, pikërisht si ne sidomos në jug.

4.Nuk mund t’u besosh gazetave. Duhet ta pranosh se të gjitha gjërat që ke lexuar apo dëgjuar mbi Shqipërinë e viteve’90 deri sot, janë më shumti broçkulla ose të dekontekstualizuara.

5.Nuk mund të bësh dietë. Në Shqipëri hahet shumë mirë dhe kur të servirin bukën e sapo bërë në shtëpi, mund të emocionohesh thjesht duke ndjerë aromën e saj. Për të mos folur pastaj për byrekun.

6.Nuk mund të mos e vësh re sigurinë e të udhëtuarit në një vend të besueshëm dhe spontan ndaj të tjerëve. Këtu turistët janë vërtetë të mirëpritur.

7.Nuk mund të mos prekesh paksa kur ha kos, sallatë, byrek, mish viçi dhe dhie të gjitha vetëm për 4-5 euro. Përfshirë edhe birrën.

8.Nuk mund ta kuptosh se si mund të kesh kaq shumë gjëra dhe të paguash kaq pak. Niveli i shërbimit është i lartë.

9.Nuk mund të heshtësh. Duhet t’ua thuash të gjithëve që Shqipëria është një vend i mrekullueshëm.

10Nuk mund të mos acarohesh. Duke menduar se si realiteti është shtrembëruar , do të doja ta ripërsërisja: Shqipëria është një nga vendet më solare dhe mahnitëse që ka Europa. E nxehtë, mikpritëse dhe mbi të gjitha të bën të ndihesh si në shtëpi.

11.Nuk mund të bësh asgjë, je në Shqipëri dhe të dashurohesh me këtë vend është e thjeshtë./ Fringe intravel

Të Fundit

Sport

ShowBiz