back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKur drejtësia vepron padrejtësisht kush duhet të vendosë drejtësinë?! Kujt t’i besojmë?!

Kur drejtësia vepron padrejtësisht kush duhet të vendosë drejtësinë?! Kujt t’i besojmë?!

Të ngjajshme

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve...

Shkruan Arbër Geci, Ligjërues dhe Koordinator në Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë – Universiteti AAB

Për rastin Ramadani – Kiqina

– Kur drejtësia vepron padrejtësisht kush duhet të vendosë drejtësinë?! Kujt t’i besojmë?!

– Rasti Ramadani – Kiqina është shembulli kritik kur sistemi i drejtësisë në Kosovë ka frikë nga drejtësia! Pak vëmendje dhe do ta kuptoj secili, se faktet që janë sjellë gjatë këtyre viteve tregojnë hapur se ata djem mbahen padrejtësisht për 14 vite në burg! Nga ana tjetër ky sistem i drejtësisë refuzon t’i shqyrtoj këto fakte dhe të rishikoj gabimet që janë bërë për të nxjerr në dritë të vërtetën dhe për të rivendosur drejtësi, për të cilën ky vend ka vuajtur gjatë! Të pabesushme, poashtu, tendencat për të mbytur zërat e familjarëve që kërkojnë, asgjë më shumë, se drejtësi!

– “Më mirë 100 fajtor në liri se një i pafajshëm në burg”, kjo është një shprehje e njohur për të gjithë, por rasti Ramadani – Kiqina është më rëndë se kaq. Pëveq faktit që kta djem po humbin rinin padrejtësisht në burg, montuesit e rastit po qëndrojnë në liri dhe në pozicione të rëndësishme në vendin tonë!

– Pra ajo që duhet të na shqetësoj e mobilizoj të gjithve është manipulimi i sistemit të drejtësisë në këtë rast! Nëse të gjithë heshtim përballë padrejtësive, sot, nesër, kurdoherë do mund të jemi viktima, ngjashëm apo në forma të tjera, të skenareve që mbrojnë kriminelët duke dënuar të djem të pafajshëm!

Të Fundit

Sport

ShowBiz