back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVeseli: Demarkacioni shumë shpejt në Kuvend

Veseli: Demarkacioni shumë shpejt në Kuvend

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Demarkacioni do të shkojë shumë shpejt para deputetëve për votim.

Ai tha se ka biseduar me kryeministrin Isa Mustafa, dhe pret nga Qeveria që të jenë të gatshëm edhe për debat.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, i ka kërkuar sot Kadri Veselit që të ndërmarr një iniciativë për një debat me ekspertë si profesor Zejnullah Gruda dhe shoqërinë civile, për Demarkacionin me Malin e Zi, transmeton lajmi.net

“Njerëzit që kanë punuar ne Komision, nuk kanë nevojë të fshihen pas Qeverisë së Kosovës. Kërkesa ime është që ju të përdorni autoritetin meqë deri tani nuk kemi gjetë mirëkuptim në asnjë instancë shtetërore dhe këta njerëz kanë përgjegjësi për mospunën e tyre”, është shprehur Bulliqi.

Veseli ka deklaruar se do të ndërmarrë një iniciativë të tillë vetëm nëse do të ketë një kërkesë me shkrim, pasi nuk do që të cilësohet si primat në këtë çështje.

“Për arsye të sensitivitetit të çështjes askush nuk dëshiron të ndërmarr një iniciativë të tillë, por unë do ta ndërmarr vetëm nëse ka një kërkesë me shkrim”, ka deklaruar Veseli.

Ai u ka thënë deputetëve që në momentin që Qeveria do ta sjellë materialin për Demarkacionin, do t’ua shpërndaj edhe atyre.

Të Fundit

Sport

ShowBiz