back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeLama jep leksione për moralin, thotë se mediat i keqinterpretuan deklaratat për...

Lama jep leksione për moralin, thotë se mediat i keqinterpretuan deklaratat për seancën e zgjedhjes së presidentit: A i ka parë ajo këto xhirime, a i ka dëgjuar deklaratat e saj?! (Video)

Të ngjajshme

Garë e ngushtë mes Tahirit dhe Pecit në Mitrovicë, diferencë shumë e vogël votash

Numërimi i votave me postë në Komunën e Mitrovicës...

Çollaku: Krejt partitë politike deri të dielën hyjnë në negociata të fshehta për Qeveri

Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku tha se të gjitha...

Kurti shkon në Londër e takon mërgatën- i fton që të investojnë në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar mërgatën shqiptare...

Kështu ndahen ulëset në Kuvendin Komunal të Rahovecit

Zgjedhjet e 12 tetorit kanë nxjerrë një rezultat tejet...

Deputetja e LDK-së, Alma Lama, që pret të bëhet ambasadore e Kosovës në Itali, ka folur në “Interaktiv” të KTV-së.

Ajo ka thënë se ka qenë zgjidhja e kryeministrit Isa Mustafa që të propozohet si ambasadore, që bazohet në atë se vetë Lama ka shfaqur interes për t’u zgjedhur, transmeton Koha.net.

“Ku qëndron problemi që propozohem unë. Ka zgjedhur kryeministri të propozohem për shkak disa specifike, si të gjuhës italiane dhe se kam shfaqur interes që të kyçem në diplomaci. Aty po bëj doktoraturën. E falënderoj kryeministrin”, ka thënë Lama, duke shtuar se ka shumë njohje me gazetarë në Itali dhe se kjo mund të ndikojë pozitivisht në Kosovë.

Lama ka thënë se qëndron prapa deklaratave të saja – gjithmonë!

“Qëndroj prapa të gjitha deklaratave të mija. Asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të marr pjesë në seancë (për votimin e presidentit). Është keqinterpretuar nga grupi juaj i medias”, ka akuzuar Lama në “Interaktiv” të KTV-së.

Ajo gjatë tërë emisionit u përpoq të jepte leksione për moralin dhe demokracinë në Kosovë, duke shtuar se po sheh degradim të shoqërisë civile dhe të medieve.

Por, në fakt, ajo gjithmonë është shprehur kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president dhe ka qenë mjaft e ashpër në deklarata kundër tij sa ishte kryeministër.

Më 28 janar 2016, për KTV ajo deklaronte se “nuk do t’ia bëj të mundur personit në fjalë dhe asnjë tjetri, dua të jem e qartë, asnjë tjetri të ngjashëm të bëhet presidenti i Kosovës”.

alma lama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz