back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeWisner i zhgënjyer me Kosovën

Wisner i zhgënjyer me Kosovën

Të ngjajshme

Shtyhet sërish seanca për të akuzuarit në rastin “Banjska” – mungon dëshmitarja serbe

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska” është...

Kush e fitoi Golden Voucher tek Kastrati në lojën “MBUSHE 15, FITO 15”?

Gjatë ditës së djeshme, në pikën e KASTRATI në...

Endrick pritet të largohet nga Reali gjatë janarit

Sulmuesi i ri brazilian, Endrick pritet të largohet nga...

Kapen mbi 60 kilogramë drogë në Rinas, në arrestohen dy kinezë

61 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa janë kapur...

Ish-diplomati amerikan, i përfshirë direkt në negociatat për pavarësinë e Kosovës, Frank Wisner, është shprehur me keqardhje për problemet e shumta me të cilat po ballafaqohet Kosova, ikjen e të rinjve dhe moszhvillimin e shtetit. Për lidershipin e Kosovës thotë se ata janë prodhuar nga veç votuesit e këtij vendi.

Ish-përfaqësuesi i presidentit të SHBA-së në negociatat për statusin e Kosovës, diplomati amerikan dhe ambasadori, Frank Wisner, është i zhgënjyer me ngecjen e Kosovës në shumë sfera. Ai në një intervistë ekskluzive dhënën gazetës “Zëri”, në New York, është shprehur me keqardhje për problemet e shumta me të cilat po ballafaqohet Kosova, ikjen e të rinjve dhe moszhvillimin e shtetit që me aq shumë mund u arrit të bëhet.

Për lidershipin e Kosovës thotë se ata janë prodhuar nga vetë votuesit e këtij vendi. “Lidershipi politik është ai të cilin e keni votuar, ju merrni atë që prodhon kultura juaj”, ka thënë Wisner për “Zërin”. Kurse për dështimet thotë se nuk duhet fajësuar askush tjetër pos politikën vendore.

“Mos fajësoni të tjerët aq shumë për dështimin, mos supozoni se të tjerët do t’i rregullojnë gjërat që ju duhet rregulluar vetë edhe nëse është vështirë për t’i rregulluar ato”, ka shtuar Wisner. Gjatë intervistës ai ka folur edhe për imazhin e Kosovës jashtë saj, radikalizmin dhe negociatat me Serbinë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz