BallinaLajmeMali i Zi kundërshton rishikimin e demarkacionit

Mali i Zi kundërshton rishikimin e demarkacionit

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Qeveria e Kosovës nuk ia ka dhënë zgjidhjen finale Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi as pas një viti, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse kryeministri Isa Mustafa insiston se marrëveshja e arritur është në rregull dhe se vendi nuk humb territor, deri tani kanë munguar hapat e tjerë për t’ia dhënë fuqinë e marrëveshjes ndërkombëtare. Edhe konsensusi i synuar nga Qeveria për Marrëveshjen e demarkacionit duket gjithnjë e më i largët.

Për këtë arsye Qeveria po heziton t’ia procedojë Kuvendit për ratifikim marrëveshjen pa u siguruar se pro saj janë dy të tretat e deputetëve. Por, në bazë të deklarimeve të deritashme është larg të arrihen mbi 80 vota të deputetëve. Edhe partneri i madh në Qeveri – PDK, gjithnjë e më shumë po e braktis versionin aktual të marrëveshjes.

Partitë në pushtet shpresojnë që procesit t’i japë shtytje ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Evropë dhe Azi, Victoria Nuland, e cila më 10 korrik viziton Kosovën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz