back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeAksident në Kërpimeh të Podujevës, vdes këmbësori (Foto)

Aksident në Kërpimeh të Podujevës, vdes këmbësori (Foto)

Të ngjajshme

Edhe Përparim Rama merr pjesë në protestë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po merr...

Gucati: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, por dhunë politike

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së ka folur në protestën...

Sami Lushtakun e Ramiz Lladrovcin ‘i bashkon’ protesta kundër Gjykatës Speciale

Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci janë parë sot pranë...

Në Kërpimeh të Podujevës në një aksident që ka ndodhur pak kohë më parë ka vdekur një person dhe një tjetër është plagosur.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por në të janë përfshirë tri makina, njëra nga të cilat dyshohet se ka goditur dy këmbësorë.

“Njësitet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit ku ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është i lënduar rëndë. Në aksidentin e ndodhur ka edhe të lënduar të tjerë. Deri më tani është i involvuar një kombi i cili dyshohet se ka goditur këmbësorët. Vozitësi i kombit është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar në stacion policor për 48 orë”, tha Hoxha.

Edhe në Magjistralen Prishtinë-Gjilan te liqeni i Badovcit ka ndodhur një aksident tjetër gjatë të cilit një makinë është kthyer në krah.

Zëdhënësi Daut Hoxha nuk dha detaje në lidhje me aksidentin e Badovcit, pasi ekipet policore që kanë qenë në vend të ngjarjes ende nuk janë kthyer nga atje.

Ju sjell fotografi nga aksidenti pranë Badovcit, në të cilat shihet se magjistralja ishte e rrëshqitshme nga reshjet e shiut. /kallxo.com/

111

222

333

- Advertisement -

Të Fundit