BallinaRegjionaleDrenasEdhe Drenasi rrezikohet nga "gropat e vdekjes" (Foto)

Edhe Drenasi rrezikohet nga “gropat e vdekjes” (Foto)

Të ngjajshme

Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mbështetës i Kosovës në 1999

Jürgen Habermas ka ndërruar jetë, ndërsa ish-ministri i Jashtëm...

Raportuesi estonez uron Kurtin për kompromiset: Besoj se është e dobishme për BE’në dhe Kosovën

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka...

KPK-ja me mbledhje të jashtëzakonshme, në rend të ditës dy pika interesante

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë të hënën...

Barcelona, një nga klubet që po interesohet për yllin 60-milionësh të Bundesligës

Barcelona pritet të jetë shumë aktive në afatin kalimtar...

Pothuaj se në tërë Kosovën ka gropa sikurse ajo në Lagjen Kolovica në Prishtinë, që mori jetën e dy fëmijëve.

Një e tillë gjendet edhe në Komoran të Drenasit, e cila parqet rrezik të përhershëm për jetën e fëmijëve që banojnë vetëm pak metra larg saj, apo edhe për jetën e fëmijëve kalimtarë, sepse gjendet pranë rrugës.

Gropa është hapur nga kompania që kishte nxjerr zhavorr, të cilin e ka shitur. Edhe pse ka pasur përfitime të mëdha, kompania nuk është kujdesur ta mbush atë.

Por faji nuk mbetet vetëm të kompania, përgjegjës për gropat është edhe Komuna e Drenasit dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, të cilat nuk i kanë kërkuar kompanisë që pas shfrytëzimit të kësaj pasurie natyrore për përftimet e saj, të mbulonte “gropat e vdekjes”.

Por, në këtë pjesë nuk vetëm kjo gropë, pak metra larg saj janë edhe disa gropa tjera, ku në njërën nga to, pak vite më parë një 20-vjeçar nga Fshati i Ri i Malishevës kishte humbur jetën dhe e vetmja masë “ndëshkimore” që është ndërmarrë deri më tani, është fraza “nuk do të duhej të hynte në te”.

Ndryshe, javën që shkoi në një gropë të ngjashme në Kolovicë të Prishtinës kanë humbur jetën vëlla e motër./Teleskopi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz