BallinaLajmeMPJ kthen 5 ambasadorë që kanë shërbyer nga viti 2008

MPJ kthen 5 ambasadorë që kanë shërbyer nga viti 2008

Të ngjajshme

Gramos Hashani që deri tash ishte ushtrues detyre, zgjedhet si kryeshef i KEK-ut

Gramos Hashani është zgjedhur kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Energjetike...

Nesër mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet e 7 qershorit

Nesër do të mbahet mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor. Klan...

Gramos Hashani emërohet Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka përzgjedhur Gramos...

Përfundon pjesa e parë, epërsi e lartë e Trepçës ndaj Pejës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së tretë...

Pesë ambasadorë të Kosovës të emëruar që nga viti 2008 pritet të kthehen shpejt në Kosovë.

Tashmë Ministria e Jashtme e Kosovës, pas koordinimit me Presidencën dhe Qeverinë, do të nisë zyrtarisht tërheqjen fillimisht të pesë ambasadorëve të cilën janë në shërbimin diplomatik që në vitin 2008 dhe kanë arritur pothuajse dy mandate.

Gazeta Express mëson nga burime brenda MPJ-së se këta janë ambasadorët që do të kthehen në Kosovë:

Ambasadori Ilir Dugolli nga Suedia; Ariana-Zherka nga Cekia, Shkendije Geci nga Kroacia, Avni Spahiu nga Turqia dhe Nexhmi Rexhepi nga Sllovenia.

“Vendimet pothuajse janë marrë dhe do t’iu dërgohen shumë shpejt zyrtarisht secilit ambasador. Të gjithë këta ambasadorë kanë kryer një punë të jashtëzakonshme gjatë shërbimit të tyre diplomatik. Tani po arrijnë gati dy mandate dhe është koha për t’i kthyer në Kosovë, përkatësisht në MPJ. Edhe vendi do të përfitoj shumë nga përvoja e tyre pas kthimit dhe shërbimit që mund ti ofrojnë” i ka thënë burimi gazetës.

Me kthimin e tyre, dhe të disa ambasadorëve më parë që tashmë janë bërë publik, pritet edhe të nivelizohet numri i ambasadorëve që janë në shërbimin diplomatik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz